Melo dëshiron të transferohet tek Interi

Skuadra e Interit nuk e dëshiron vetëm sulmuesin e Manchester Cityt, Stefan Jovetic, por është edhe në kërkim të një mesfushori kualitativ.

Di Marzio shkruan se mesfushori i Galatasarayt, Felipe Melo dëshiron të largohet nga Turqia dhe i ka premtuar Interit.

Mancini po kërkon një mesfushor dhe Melo plotëson kërkesat e tij, pasi Guarin pritet të largohet gjatë kësaj vere.

Me ardhjen e Melos, në drejtim të Galatasarayt pritet të kaloj mbrojtësi japonez, Yuto Nagatomo.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button