Shkupi kontolluese me Besën e Pejës

Klubi futbollistik Shkupit, në vazhdën e përgatitjeve për sezonin e ri, do të vazhdojë me ndeshje kontrolluese. Kryesia e klubit ka arritur që të organizojë ndeshje kontrolluese me nënkampionen Kosovës, skuadrën ambicioze të Pejës, që edhe konsiderohet një ndër kandidatët kryesor për titull në sezonin e ri.
Shkupi ka vazhduar ditëve në vazhdim me përgatitje intensive, duke zhvilluar nga dy seanca stërvitore në ditë, ndërsa nga dita në ditë futbollistët po arrijnë që të marrin formën e duhur.

Deri më tani skuadra ka zhvilluar katër ndeshje kontrolluese, duke marrë barazim 2:2 me Mlladost CD, ndërsa ka fituar Gostivarin 3:1 dhe Vëllazërimin 3:0, ndërsa është mundur nga Bregallnica në Shtip me rezultat 2:1.

Data fundit për të përmbyllur kontrollueset është 2 korrik, ndërsa kryesia është në bisedime me disa skuadra nga kampionati i Shqipërisë dhe ditëve në vazhdim pritet konfirmimi.
Ndeshja FC Shkupi – Besa (Pejë) luhet të dielen 26.07.2015 në stadiumin e Çairit në Shkup, me fillim në ora 17:30. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button