Recension: Borxhi i Greqisë është zvogëluar për 168,8 për qind

Tiutlli i këtij lajmi është shembulli më i mirë për atë se si një shkronjë, e ndonjëherë edhe një shenjë pikësimi, kur vëndohen në vend të gabuar, mund ta ndryshojnë kuptimin e fjalisë ose të titullit, sikurse në këtë rast, e me këtë ta ndryshojnë edhe kuptimin e tyre dhe ta shkatërrojnë përshtypjen për gjithë tekstin.

Долгот на Грција намален за 168 8 отстоLinku deri te artikulli origjinal: Borxhi i Greqisë është zvogëluar për 168,8 për qind

Data dhe koha e publikimit: 22.07.2015, 16:10

Data e recensionit: 23.07.2015

Recensues: Vlladimir Petreski

Problemi i vetëm në këtë lajm është titulli. Gjegjësisht fjala “për” e cila ësht dashur të zëvendësohet me fjalën ““. Mirëpo, në shikim të parë thoni, prit pak, si ka mundësi të ketë rënë aq shumë borxhi publik i Greqisë, i cili ishte mbi  170 për qind? Nëse tani ka rënë për 168,8 për qind, kjo do të thotë se Greqia tani nuk ka borxh. Çka ka ndodhur këtu? Mos ndoshta është fshirë borxhi i Greqisë? Mirëpo, një gjë e tillë, së paku deri në këtë nivel është absolutisht e parealizueshme. Siç tregon edhe grafiku i mëposhtëm:

_83943903_who_owns_greeces_deb_v2_624
Kush është pronar i borxhit grek? Kreditorët kryesorë. Grafiku: BBC

fqinji ynë jugor që është i stërngarkuar me borxhe ka kreditorë të ndryshëm dhe që aq shumë të bjerë borxhi publik i Greqisë të gjithë duhet të heqin dorë nga pothuajse të gjitha huatë e tyre. E kjo është e pamundur. Veçanërisht është e pamundur kur bëhet fjalë për FMN-në dhe Bankën qendrore evropiane të cilat janë institucione multilaterale dhe që përgjigjen para bordeve multilaterale, ku duhet të ketë pëlqim nga të gjitha vendet anëtare për një gjë të tillë.

Nuk ju mbetet asgjë tjetër, përveç se të shihni se për çka bëhet fjalë. Dhe kuptohet, në fjalinë e parë në vend të “për 168,8 për qind” qëndron “në 168,8 për qind“. Kjo do të thotë se borxhi i Greqisë nuk është zvogëluar për aq, por është aq. Tani e keni të qartë. Pasi ta lexoni gjithë lajmin e kuptoni se bëhet fjalë për komunikatën e fundit të Byrosë evropiane statistkore Eurostat, e cila i publikon nivelet e borxhit publik në vendet e BE-së:

Државниот долг на земјите членки на ЕУ како процент од БДП. Извор: Еуростат
Borxhi shtetëror i vendeve anëtare të BE-së si përqindje e PBB-së. Burimi: Еurostat

Një pkujdesi e këtillë në titull është e palejueshme. Si e para, ky është lajm agjencie që në origjinal kishte titull të saktë, e të cilin në mënyrë drejtë e kishin transmetuar рothuajse të gjitha portalet tjera. Disa media (edhe atë jo vetëm të mëdha) kanë ekipe njerëzish që i përpilojnë titujt për shkak se prej tyre varet lexueshmëria. Ka edhe media të tilla në të cilat për lajmet e rëndësishme bëhen dhjetëra propozime për titull, e pastaj zgjidhet më i mire, ndërsa gazetat e mëdha kanë njerëz të veçantë, që kanë për detyrë t’i gjuajnë gabimet në tituj. Mirëpo, nuk ka nevojë për gjithë këtë nëse të gjithë ata që janë të përfshirë në zinxhirin e publikimit të lajmeve e kryejnë punën ashtu siç duhet. Në këtë rast nuk ka qenë kështu.

Lajme të ngjashme

Back to top button