Kafeina ndalon zhvillimin e trurit te fëmijët

Disa ekspertë zviceranë kanë hulumtuar mbi ndikimin e kafeinës në zhvillimin e trurit.

Të publikuara në revistën, “Examiner”, rezultatet tregojnë se konsumimi i tri-katër filxhanëve me kafe në ditë, sjell deri te reduktimi i gjumit të thellë dhe në këtë mënyrë ngadalësohet zhvillimin e trurit.

Zhvillimi i trurit ndodh në mënyrë intensive gjatë fëmijërisë dhe arrin kulmin në pubertet. Në rast të konsumimit të kafeinës, procesi i maturimit të trurit gjatë adoleshencës është i rrezikuar në masë të madhe.

Megjithatë, ende nuk ka fakte të dëshmuara shkencore dhe të mbështetura nga të gjithë për efektin negativ apo pozitiv të kafeinës në organizëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button