Lëngu i derdhur pranë DHP-së, në Tetovë, alarmon institucionet e sigurisë

Para zyrës së Drejtorisë së të hyrave publike në Tetovë është derdhur një sasi lëngu i ngjashëm me zhivën, deri më tani nuk dihet nga kush.

Sasinë e lëngut të derdhur e ka vërejtur një grua 55 vjeçare e punësuar në këtë drejtori. Pas kësaj, ajo ka informuar policinë, njësia e zjarrfikëseve dhe drejtoria për siguri dhe shpëtim.

“Policia ka bërë hetimin e  ngjarjes duke e foto dokumentuar dhe duke marë sasi të lëngut të derdhur para derës së Drejtorisë së të Hyrave publike, për të bërë kspertizën. Janë ndërmarrë të gjitha masat për ndriçimin e rastit dhe për të verifikuar se për cfar qëllimi është derdhur sasia e lëngut që ngjanë si zhivë”, tha zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski.

Hapësirat e Drejtorisë së të Hyrave Publike, gjenden në hapësirat e vetëqeverisjes lokale. Kjo drejtori më herët, ka mbyllur  mbi njëzetë objekte për shkak të parregullsive të konstatuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button