Katy Perry: Talor Swift është hipokrite

Katy Perry ka ndërhyrë në debatin e Taylor Swift me Nicki Minaj në Twitter.

Dihet se Katy Perry dhe Taylor Swift nuk i kanë ‘punët’ mirë tashmë një kohë të gjatë, transmeton Lajmi.net.

Swift ka akuzuar Perryn se ‘i ka vjedhur’ një nga valltarët e saj për turneun ‘Prismatic’ por thuhet se arsyeja e vërtetë që Taylor ka nisur këtë luftë është ish-i dashuri John Mayer, me të cilin Perry është lidhur më pas.

Tani, në postimet e Nicki Minaj, që jo direkt i janë dedikuar Taylor Swift për nominimet e shumta që ka marrë në VMA, Swift i është kundërpërgjigjur, duke thënë se ajo nuk duhet të bëhet kundër femrave, duke u treguar feministe.

Pikërisht kjo e ka bërë Katy që të reagojë, duke shkruar se i duket hipokrite mënyra si një vajzë që bën këngë kundër një femre tjetër dhe bën videoklip ku i vë femrat kundër, mundohet të tregohet feministe.

Perry e ka pasur fjalën për këngën më të fundit të Taylor, ‘Bad Blood’, të cilën vetë ajo ka treguar se e ka shkruar për zënkën që e ka me një kolege, e që është zbuluar se ishte për Katy.

Lajme të ngjashme

Back to top button