Recension: Pakënaqësi te opozita – marrëveshja e Përzhinos e keqe për LSDM-në

Koha është shumë e rëndë, thjesht nuk më punohet. Kush do t’i kërkojë zëdhënësit nëpër telefon… Mu kujtua! Do ta hap një llogari Facebook dhe do të konstatoj se e gjithë partia është duke u shkatërruar. Gjeniale!

Ndoshta kontributi që e recensojmë nuk është bërë mu kështu siç mendojmë ne, mirëpo në mungesë të informatave zyrtare dhe konstatimeve nga publikimet në rrjetet sociale, krijohet përshtypja se kemi të bëjmë më gazetari komentuese dembele. Që situata të jetë edhe “më interesante”, autori bën përpjekje që të interpretojë statuse në Facebook, duke pohuar se e di se çka kanë dashur të thonë bashkëbiseduesit – gjithsesi, pa i pyetur.

КАНАЛ 5   ТелевизијаLinku deri te artikulli origjinal: Pakënaqësi te opozita – marrëveshja e Përzhinos e keqe për LSDM-në

Data dhe koha e publikimit: 19.7.2015, 15:01

Data e recensionit: 21.7.2015

Recensues: Аleksandar Peshev

Аutori i tekstit nuk le përshtypje se për konstatimet e tij i ka konsultuar palët e interesuara. Rrjetet sociale u shndërruan në burim të informatave, mirëpo është joprofesionale që ato të shfrytëzohen pa patur së paku një burim zyrtar. Në këtë rast kemi elemente komentuese, të cilat fillojnë që nga vetë titulli:

Pakënaqësi te opozita – marrëveshja e Përzhinos e keqe për LSDM-në

Konstatimi i këtillë lidhet me statuset në Facebook të tre personave, prej të cilëve së paku dy vetë lehtë mund të kontaktohen që të merret deklaratë zyrtare, mirëpo kjo nuk është bërë, më saktë nuk ka informatë se a është bërë një përpjekje e tillë. Citimet nga publikimet në rrjetet sociale përdoren për shtrembërim të së vërtetës, më saktë për të bërë spin. Kjo më së miri vërehet nga këto formulime:

Dozë e dëshpërimit një ditë pas arritjes së marrëveshjes u vërejt edhe në statusin e kryetarit të “Dinjitetit”, Stojanço Angellov, i cili me ironi shkruan “Më mirë çfarëdo qoftë marrëveshje se asnjëfarë marrëveshje, apo jo?”

Nuk është e qartë se me çfarë profesionalizmi autorja konstaton se ka dozë të dëshpërimit? Anshmëria politike e tekstit vërehet në këtë formulim, e cili, në fakt, e tregon qëllimin e autores që t’u vë fjalë në gojë bashkëbiseduesve të saj, duke i komentuar pohimet e tyre:

Nëse i bind të ketë zgjedhje në prill, atëherë fati politik i njërit nga ata liderë do të vuloset, shkruajti, Eftovi, duke i pasur parasysh rejtingjet e partive dhe përparësinë e bindshme të VMRO-DPMNE-së, e cila është dyfish më e madhe në krahasim me LSDM-në.

Prej ku kuptohet se burimi i ka pasur parasysh rejtingjet e partive nuk është e qartë, përveç nëse gjatë shkrimit të këtij teksit nuk janë përdorur shkathtësi telepatike.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button