Thaçi: VMRO dhe BDI krijojnë shpresa të rrejshme

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, kritikoi partitë në pushtet VMRO DPMNE dhe BDI-në për mungesë qasjeje serioze ndaj çështjes së emrit. Ai tha se pushteti shpesh here krijon shpresa të rrejshme por prapë se prapë nuk synon zgjidhjen e problemit. 

“Pengesa apo bllokada në procesin integrues le që është e rëndë por ndal ngadalë po krijon një situatë pa shpresë. Të gjithë mundohemi të gjejmë një rrugëdalje dhe shpresë të vogël megjithatë këto mungojnë. Në pengon shumë qasja joserioze e qeverisë qoftë e VMRO-së apo BDI-së të cilët mundohen të japin shpresa të rrejshme. Duke pasur parasysh se ata aspak nuk dëgjojnë se Sekretari i përgjithshëm i NATO-së në Athinë tha se IRJM-ja nuk do të mund të ecë përpara në procesin integrues përderisa nuk e ndryshon emrin”, u shpreh Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button