Balena e bardhë freskon vizitorët e akuariumit

Pas reshjeve të mëdha të shiut, në Japoni tashmë temperaturat shënojnë 34 gradë celcius dhe njerëzit kërkojnë vende për t’u freskuar.

Një grup të fëmijësh të cilët po vizitonin akuariumin “Hakkeijima Sea Paradise” në Jokohama, jug të Tokios, u freskuan nga balena e bardhë, që është shumë e njohur në këtë vend.

Ajo doli në sipërfaqe dhe lëshoi ujin në drejtim të fëmijëve dhe prindërve të tyre, të cilët kishin ardhur për ta vizituar balenën.

Akuariumi “Hakkeijima Sea Paradise” tërheq me qindra vizitorë çdo ditë për shkak të kësaj balene, e cila është shumë miqësore.

Lajme të ngjashme

Back to top button