Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë në mesnatë në Tiranë, Durrës, Laç dhe në zonat përreth këtyre qyteteve.

Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Europiane tërmeti ka qenë me magnitudë 3.4 ballë, njofton Top Channel.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 5 km në veriperëndim të Fushë-Krujës, ndërsa është regjistruar në orën 23:42 minuta të së martës.

Nuk ka të dhënë për dëme materiale.

Lajme të ngjashme

Back to top button