Policin e zë vapa, tek gjoba shkruan Bukuresht në vend të Tiranës (FOTO)

Nuk kanë qënë të paktat raste kur janë bërë publike në rrjete sociale gafat e policëve teksa vendosin gjoba, ose kur nuk dinë të shkruajnë.

Duket sikur kjo gjë është e pallogaritshme me rastin në fjalë që e ka bërë publik një qytetar, ku polici ka ngatëruar destinacionin se ku ndodhet.

Ndonëse ndodhej në Tiranë, ai ka shkruar se ndodhej në Bukuresht. Efektivi i policisë ka menduar se ndodhej në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht.

Mos vallë polici e ka bërë këtë ngatëresë për shkak të temperaturave të larta, apo mos është vendi ku donte të ndodhej në ato çaste?!

Tek gjoba shkruan Bukuresht në vend të Tiranës
Tek gjoba shkruan Bukuresht në vend të Tiranës

Lajme të ngjashme

Back to top button