Vakëfe nga Turqia për vizitë pune në Maqedoni

Një delegacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve nga Ankaraja e Turqisë po qëndron për vizitë disaditëshe pune në Maqedoni. Vizita e tyre lidhet me çështjen e xhamisë Hajdar Kadi të Manastirit, njofton përmes një kumtese Bashkësia fetare islame e Maqedonisë. Vizitën e tyre delegacioni nga Turqia e filloi që nga selia e Bashkësisë Fetare Islame dhe me takimin me kreun e saj, Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepin.

Në zyrat e BFI-së Sulejman ef. Rexhepi mirëpriti Algun Goren, inxhinierin kryesor të Drejtorisë turke, ku mes tjerash u bisedua për xhaminë Hajdar Kadi të Manastirit si dhe ecurinë e zhvillimeve deri tek finalizimi i kësaj xhamie, përfshirë këtu inaugurimin në të ardhmen e afërt.

Në kumtesë, më tej ceket se, nga sistemet e ndryshme politike antislame, xhamia është keqpërdorur dhe është shfrytëzuar për qëllime të ndryshme duke u nëpërkëmbur në kohë të ndryshme. Kjo xhami gjatë viteve të 70-ta është shfrytëzuar si sallë për koncertesh, ndërsa nga vitet e 80-ta e deri në fund të qindvjetorit që lamë pas është shfrytëzuuar si depo për verë.


Xhamia Hajdar Kadi është njëra nga objektet fetare më të vjetra të kulturës islame në Ballkan e ndërtuar rreth viteve 1562/63, e cila thuhet se i takon shkollës së arkitekturës së Mimar Sinanit, e cila ka pësuar dëme të mëdha gjatë Luftërave ballkanike dhe se që nga ajo kohë deri më tani ka qenë jofunksionale si xhami. 

Lajme të ngjashme

Back to top button