Nga e diela fillon llogaritja dimërore e kohës

Llogaritja dimërore e kohës fillon të dielën më 27 tetor, me zhvendosjen e akrepave të orës për një orë mbrapa, me ç’rast ora tre pas mesnate do të llogaritet dy.

Kalimi nga koha verore në dimër për herë të parë është vërejtur në vitin 1916 në vendet e Evropës Veriore, ndërsa deri më tani është vendosur në rreth 70 shtete, kryesisht në hemisferën veriore. Më 21 maj të vitit 1916 Britania e Madhe duke e ndjekur shembullin e Gjermanisë për herë të parë e vendos llogaritjen verore të kohës.

Fillimisht marrëveshja ka qenë që akrepat e orëve të zhvendosen për 20 minuta katër javë me radhë, gjegjësisht 80 minuta. Shkaku ka qenë si edhe sot, të shfrytëzohet më shumë drita e diellit gjatë mbrëmjes, ndërsa më pak dritë të mbetet e pashfrytëzuar gjatë mëngjesit, por e gjithë kjo të mos jetë shumë drastike.

Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve 70-të të shekullit të kaluar, me shpjegimin se me këtë vazhdon dita, mundësohet kursim i konsumit të energjisë elektrike, rritet produktiviteti, përmirësohet përshtatja e njerëzve dhe dita për punë është më efikase.

Në Evropë në vitin 1996 është arritur marrëveshje nga llogaritja dimërore e kohës në atë të verës të kalohet në javën e fundit të muajit mars, saktë në orën 01:00 pas mesnate sipas kohës universale, gjegjësisht në orën 02:00 sipas kohës së mesme evropiane. Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera në Evropë nga viti 2002 përcaktoi që koha verore të fillojë në javën e fundit të muajit mars dhe të përfundojë në javën e fundit të tetorit.
Zhvendosja e kohës në shumicën e rasteve bëhet natën midis së shtunës dhe së dielës, me qëllim që të mos shkaktohen probleme të mëdha për punonjësit.
Islanda është vendi i vetëm evropian që nuk e vendosi llogaritjen dimërore dhe verore të kohës.

Nga viti 2007 amerikanët e ndryshuan mënyrën në të cilën e llogarisin kohën, gjegjësisht fillimin dhe fundin e llogaritjes verore të kohës, kështu që ata tani i ndërrojë orët në uikendin e dytë të marsit dhe uikendin e parë të nëntorit.

Në hemisferën jugore fillimi dhe fundi i kohës verore është në kahje të kundërt me atë veriore. Shumica e vendeve të brezit të Ekuadorit aspak nuk e ndryshojnë kohën, pasi që atje edhe nuk ndjehet shumë ndryshimi gjatësisë së ditës dhe natës gjatë vitit.

Shumica e sistemeve operative kompjuterike bashkëkohore kanë mundësi automatikisht të kalojnë në llogaritjen verore të kohës. Megjithatë, Izraeli deri para disa viteve e ndërronte kohën verore ndryshe nga pjesa tjetër e botës, për shkak të kalendarit të veçantë lunar, ku shumica e sistemeve nuk kanë mundur të kalojnë nga koha verore izraelite.

Lajme të ngjashme

Back to top button