Maqedonia 10 vite pret për të filluar fazën e dytë të MSA

Këshilli i Bashkimit Evropian vlerëson se vendi është gati për të filluar fazën e dytë të Marrëveshjes për Stabilizim- Asocim me BE-në, ndërsa marrëveshja nga 2 qershori  dhe 15 korriku, që i dha fund krizës politike në Maqedoni, është çelës për përshpejtimin e integrimit euroatlantik.

Mirëpo sipas deklaratës së dhënë për Portalb, të ekspertes për eurointegrime, Lidija Dimova kjo nuk është diçka e re.

“Ka 10 vite që ne jemi gati për të filluar fazën e dytë. Në një shtet normal tashmë do të duhej të ishte bërë një analizë e asaj se çfarë duhet të bëhet, sepse faza e dytë nënkupton liberalizim të tërësishëm. Dhe pas fazës së dytë vijon anëtarësimi.”-thotë Dimova. Sipas saj, do të duhet të përgatitet terreni që reformat, të cilat do të vijnë me fillimin e fazës së dytë, të mos jenë të dëmshme.

Kështu Këshilli i përcolli edhe ngjarjet e mëdha në vend në periudhën  fundit që nga mbledhja e tij e fundit në qershor. Përfaqësuesit evropianë përshëndetën marrëveshjen mes udhëheqësve të partive kryesore në Maqedoni nga 15 Korriku dhe bëjnë thirrje për zbatimin e shpejtë me prioritet reformimin e sistemit të sundimit të ligjit.

“Këshilli vëren përgatitje nga ana e qeverisënë planin e implementimit të prioriteteve për reforma urgjente në fushën e sundimit të ligjit, të drejtësisë, administratës publike, mediave, reformave zgjedhore, marrëdhënieve ndëretnike dhe qeverisjen ekonomike”, thuhet në deklaratën për shtyp të Këshillit të Bashkimit Evropian, të publikuar pas takimit të 12-të të Këshillit për Stabilizim-Asocimim me Maqedoninë.

Nga Brukseli konfirmuan edhe thirrjen e BE-së për një hetim të plotë dhe të pavarur të të gjitha akuzave, duke përfshirë edhe ato për krime të mundshme, që u bënë të njohura me anë të përgjimit, si respektohen parimet themelore mbi pavarësinë e prokurorisë dhe të prezumimit të pafajësisë.

“Këshilli gjithashtu nënvizon rëndësinë thelbësore të bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. Këshilli mirëpret vazhdimin e pjesëmarrjes aktive të vendit në bashkëpunimin rajonal “, thuhet në tekst.

Deklarata zyrtare përsërit edhe “propozimin e Komisionit Evropian nga tetori I vitit 2009 për kalimin në fazën e dytë të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim të Maqedonisë, por vërteton se vendimi mbi propozimin mbetet në Këshillin e BE-së.”

Përndryshe Maqedonia e nënshkroi Marrëveshjen për Stabilizim Asocim më 26 mars 2001, ndërsa Kroacia më 09.07.2001. Kjo e fundit u bë anëtarja e 28 e BE-së, më 01.07.2013./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button