Investime në Rininë e Maqedonisë: mbi 10 vite dhe mbi 1.300 kampistë

Korpusi i Paqes, në bashkëpunim me OJQ Ambrela (Shkup) dhe YMCA Manastir do të ofrojnë kampet e tyre vjetore për lidership për 150 nxënës të shkollave të mesme, nga 24 deri më 31 korrik, 2015.

Kampi GLOW (Girls Leading Our World)

TETOVË – Të premten,  24 korrik, në orën 14:00, në Shkollën Woodrow Wilson, Korpusi i Paqes, në bashkëpunim me OJQ Ambrela (Shkup) dhe YMCA Manastir, do të organizojë ceremoninë e hapjes solemne të Kampit GLOW (Girls Leading Our World). Të pranishëm do të jenë: Ambasadori i SHBA-ve, Jess Baily; Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdulaqim Ademin; Drejtoresha e Korpusit të Paqes në Maqedoni, Kathleen Corey; si edhe Kryetarja e Komunës, Teuta Arifi.

Kampi GLOW (Girls Leading Our World) është një kamp multikulturor i lidershipit për të promovuar vetëbesimin, shoqërinë dhe pjesëmarrjen në komunitet përmes aktiviteteve arsimore mbi shëndetin e gruas, ushqimin, ambientin, vullnetarizimin, planifikimin e karierës, artin, anti-diskriminimit, paqen dhe shumë të tjera. Është i hapur për vajza të shkollave të mesme dhe është tërësisht në gjuhën angleze. Kampi GLOW fuqizon vajzat e reja duke thyer barierat kulturore me atë që i inspiron femrat të bëhet udhëheqëse në komunitetet e tyre. Më shumë se 700 vajza të reja kanë marrë pjesë në Kampin GLOW në dhjetë vitet e fundit. Këtë vitë shënojmë 20 vjetorin e Kampit të parë GLOW, që tani po mbahet në rreth 60 vende anemban botës. Për më shumë informata për Kampin GLOW vizitoni:

http://glowmacedonia.wix.com/glowmacedonia ose www.facebook.com/GLOWinMK.

Kampi YMLP (Young Men Leadership Project)

KRUSHEVË – Kampi YMLP (Young Men Leadership Project) në 2015 do të shënojë 10 vjetorin e tij. Ambasadori i SHBA-ve Jess Baily dhe Drejtoresha e Korpusit të Paqes në Maqedoni Kathleen Corey do të jenë në kamp të enjten, më 30 korrik.

Kampi YMLP (Young Men Leadership Project) është një kamp i stilit amerikan i hapur për djem të shkollave të mesme. Është një kamp multikulturor i lidershipit me një program të fokusuar në lidershipin, zhvillimin personal, ambientalizmin, përgjegjësinë qytetare dhe demokracinë. Kampistët do të mësojnë edhe aftësi thelbësore për në natyrë dhe do të kenë mundësinë për të ngritur tendat e tyre, të ndezin zjarrë për kamp dhe të gatuajnë ushqimin e tyre, duke fjetur nëpër kabina ose tenda. Këtë vit, Kampi YMLP do të festojë 10 vjetorin e trajnimit për lidership, duke u mundësuar deri më tani këtë përvojë të veçantë mbi 600 djemve në Maqedoni. Për më shumë informata për Kampin YMLP vizitoni:

www.facebook.com/YMLPmacedonia;www.twitter.com/YMLPmacedonia;www.youtube.com/YMLPmacedonia; www.flickr.com/photos/ymlpmacedonia/sets

Lajme të ngjashme

Back to top button