Recension: Anëtarët e Komisionit për mbikëqyrje të agjencisë për zbulim arritën marrëveshje

Titulli i këtij materiali është i gabuar. Ai jep një informatë jo të saktë se “Anëtarët e Komisionit për mbikëqyrje të agjencisë për zbulim arritën marrëveshje”. Në fakt, e vërteta është se deputetët nga radhët e VMRO-DPMNE-së në këtë organ kuvendor u morën vesh që të bëjnë një “vizitë kontrolluese” нnë Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim (DSK), pasi përfaqësuesit e BDI-së dhe deputetja e pavarur Roza Topuzovska-Karevska e lëshuan punën e Komisionit.

Kjo, praktikisht, do të thotë se partia në pushtet vetë do të bëjë mbikëqyrje dhe do të kërkojë raport për punën e policisë së fshehtë, drejtorin e së cilës emëron qeveria!

http___kanal5.com.mk_vesti_detail.asp_ID=74183Linku deri te artikulli origjinal: Anëtarët e Komisionit për mbikëqyrje të agjencisë për zbulim arritën marrëveshje

Data dhe koha e publikimit: 14.07.2015, 14:42

Data e recensionit: 15.07.2015

Recensuese: Оlivera Vojnovska

 

“MJEGULLIMI” I SË VËRTETËS

Mirëpo, jo vetëm titulli, por i gjithë raporti është problematik – manipulues. Kontributi raporton për mbledhjen e Komisionit për mbikëqyrje të punës së Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim dhe të Agjencisë për zbulim, mirëpo këtë e bën në mënyrë sipërfaqësore dhe pa e transmetuar atmosferën e vërtetë nga debati i komisionit.

Ky artikull vetëm sipërfqësisht i ka përfshirë të gjitha palët e interesuara, e në fakt është mjaft selektiv. Edhe pse janë dhënë deklarata – pjesë tonike nga pjesëmarrësit e debatit në komision, megjithatë, kontributi e margjinalizon lëshimin e punës së Komisionit nga ana e BDI-së, për shkak se përfaqësuesi i BDI-së në këtë organ mbikëqyrës Zulufi Adili, deri tani  (14 korrik 2015) nuk ka marrë certifikatë të sigurisë.

Poashtu, në tekst shpejt e shpejt kalohet mbi atë se përfaqësuesi i PDSH-së nuk ishte i pranishëm në mbledhje. Kështu, pas largimit të BDI-së dhe të deputetes së pavarur, anëtarët e komisonit nga VMRO-DPMNE-ja në pushtet, vetë – me pesë vota “për”, e sollën vendimin – Përfundimin që të bëhet vizitë kontrolluese në DSK dhe të kërkohet nga ky institucion që të dorëzojë raport për punën e saj gjatë vitit të kaluar!

Edhe përkundër këtij momenti të rëndësishëm, që në fillim të kontributit thuhet se:

“Deputetët do të shkojnë në takimin e dytë të punës në DSK dhe në Agjencinë për kundërzbulim. Kështu vendosi Komisioni për mbikëqyrje të punës së tyre”

Kjo, megjithatë, duket sikur bëhet fjalë për vendim konsensual të Komisonit dhe nuk mund të kuptohet se vizitën eventuale do ta bënin vetëm anëtarët e partisë në pushtet.

E me siguri, i tillë ka qenë edhe qëllimi i kontributit. Në vend që ta respektojë, ta “mjegullojë” të vërtetën!

Lajme të ngjashme

Back to top button