Arrestohet në Shqipëri i dënuari me 19 vjet burg për trafik droge në Itali

Policia arreston një 43-vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Uniformat blu të Lezhës më datën 20 korrik kanë ndaluar shtetasin Albin Doda (ne foto) banues në Laç, njofton Ora News.

43-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Milanos në Itali me 19 vjet e 2 muaj burg për veprën penale të “Trafikim te Lëndëve Narkotike”.

Ndalimi i këtij këtij shtetasi u bë me qëllim ekstradimin për në Itali aty ku pritet të kryejë dënimin e dhënë nga gjykata e Milanos.

Lajme të ngjashme

Back to top button