Regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të ndeshjes Vardar Apoel
Regjim i posaçëm do të vendoset për shkak të ndeshjes Vardar Apoel, kumtoi MPB. Prej orës 17 do të mbyllet hapësira prej udhëkryqit në rrugët “Aminta III” “Jordan Haxhikostantinov Xhinot” drejt Arenës nacionale “Fillipi II”. Drejt stadiumit do të lëshohen vetëm automjetet me leje të posaçme.
Pas orës 18:30, varësisht nga intensiteti i komunikacionit, do të kufizohet qasja me automjete nga bulevardi “Ilinden” drejt stadiumit. Në udhëkryqet përgjatë bulevardit “Ilinden” do të bëhen lëshime selektive të automjeteve drejt stadiumit. Në orët e pasdites do të ndërmerrren masa për pastrimin e rrugëve dhe hapësirave të parkimit rreth stadiumit si dhe dislokimi i automjeteve të hasura.
MPB u bën thirrje të gjithë qytetarëve, pjesëmarrës në komunikacion, të jenë të durueshëm, t’i respektojnë rregullat, të sillen me përgjegjësi dhe në mënyrë humane duke u kujdesur për sigurinë e vet dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, si dhe t’i parkojnë automjetet në vendparkimet e lejuara.