Janë dëmtuar dy automjete të shtetasve të Maqedonisë në Greqi

­ Policia kufitare evidentoi dy raste të reja të dëmtimit të automjeteve të shtetasve të Maqedonisë, të cilët kanë qenë për pushime në Greqi. Me këtë, numri i përgjithshëm i automjeteve të dëmtuara për këtë vit paraqet katër.

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se të shtunën në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”, është paraqitur dëmtimi i automjetit “Mercedes” me targa të SHkupit, i drejtuar nga A.D. nga Shkupi dhe dje, në vendkalimin kufitar “Dojran i Vjetër”, nga ana e personit T.D. nga Shtipi, është paraqitur dëmtimi i automjetit të tipit “Honda” me targa të Shtipit,me ç’rast është hapur automjeti, prej ku është marrë portofoli nga bashkëudhëtari Z.S. ku ka pasur patent shofer dhe letërnjoftim në emër të tij.

Ngjarjet kanë ndodhur në vendin Pirea, përkatësisht liqenin Kirkini dhe të njejtat nuk janë paraqitur në policinë greke. Siç paraprakisht MPB e informoi opinionin, dëmtimi i parë i automjetit të shtetasit të Maqedonisë për këtë vit ishte paraqitur më 14 mars në VK “Bogorodicë” nga ana e M.B., nga Prilepi, i cili drejtonte automjetin “Ford Mondeo” me targa të Shkupit.

Automejti ishte gërvishtur në derën e majtë me mjet të mprehtë derisa ka qenë i parkuar në aeroportin në Selanik. Rasti i dytë është paraqitur më 14 qershor në VK “Mexhitli” nga ana e B.M. nga Ohri, i cili derisa ka qenë në vendin Metamorfozi, në haubën e përparme ka vërejtur shenja të dukshme të dëmtimit nga mjet i fuqishëm me shenjën “NO­MK” dhe goma e shpuar e pasme e automjetit të tipit “Mercedes Benz” me targa të Ohrit.

Nga MPB theksojnë se edhe pse, rastet janë paraqitur në policinë greke, të dëmtuarit nuk kanë marrë Procesverbal.

Lajme të ngjashme

Back to top button