Recension: Fondet globale udhëheqin me vlerë rekorde prej 74 trilionë dollarësh

Teksti është marrë nga revista autoritative ekonomike “Financial Times” dhe si i tillë nuk ka problem. Problemi i vetëm qëndron te titulli, gjegjësisht te vlera prej “74 trilionë dollarësh”, e cila është përsëritur edhe në tekst dhe e cila, si e tillë nuk ekziston. Merrni të gjitha paratë e botës dhe nuk mund të mblidhni aq para. Kjo shumë është për 4.412 herë më e madhe se sa Prodhimi i brendshëm bruto i ekonomisë më të madhe botërore, asaj të SHBA-ve.

Глобалните фондови управуваат со рекордни 74 трилиони долариLinku deri te artikulli origjinal: Fondet globale udhëheqin me vlerë rekorde prej 74 trilionë dollarësh

Data dhe koha e publikimit: 17.07.2015, 12:18

Data e recensionit: 19.07.2015

Recensues: Vlladimir Petreski

Për çka bëhet fjalë. Shumë thjeshtë: për përkthim të gabuar. “74 trillion dollars” në anglisht, nuk përkthehet me “74 trilionë dollarë” në maqedonisht/shqip. Ta shohim se si dallojnë shkallët e numrave të mëdhenj në gjuhën shqipe dhe atë angleze:

Shkalla e shkurtër – anglosanksone (në gjuhën angleze):

1. Million – 1.000.000

1. Billion – 1.000.000.000

1. Trillion – 1.000.000.000.000

1. Quadrillion – 1.000.000.000.000.000

Shkalla e gjatë – kontinentale (e cila përdoret edhe në gjuhën maqedonase/shqipe):

1 milion – 1.000.000

1 miliard – 1.000.000.000

1 bilion – 1.000.000.000.000

1 trilion – 1.000.000.000.000.000

Kjo do të thotë se ajo që në gjuhën angleze quhet „trillion“, në maqedonisht/shqip është “bilion”. Gramatika e numrave të mëdhenj në gjuhën maqedonase nuk është e zhvilluar mjaft, gjegjësisht nuk përmban numra më shumë se miliarda, eventualisht bilion (kapitulli: Numerals). Së paku jo gramatikat e përhapura popullore. Ndërsa, shumat mbi 1 miliardë, ose 10 miliardë në rastin më të mirë, veçanërisht ato në para, vetëm deri para një-dy dekadash aspak nuk përdoreshin për shkak se aq para në një vend as që kishte dikund. Mirëpo, në kohën e sotme këto shuma filluan të përdoren më shpesh sikurse në këtë rast, ku shuma e përgjithshme është 74 bilionë dollarë ose 74.000 miliardë dollarë, dhe shumave të këtilla duhet t’u kushtohet më tepër kujdes.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button