Han: Autoritetet maqedonase duhet ta rikthejnë besimin e institucioneve evropiane!

Komisioneri Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe negociatave për anëtarësim, Johannes Hahn, sot porositi se autoritetet maqedonase duhet ta rikthejnë besimin e institucioneve evropiane, raporton Makfaks.

“Ky është qëllimi kryesor. Nëse kjo zgjidhet, tjetër është çështja e emrit të Maqedonisë”, tha Han.

Pasdite në Bruksel, Han do të marrë pjesë në takimin e dymbëdhjetë të Këshillit për stabilizim dhe asocim midis Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, në të cilin takim bashkëpjesëmarrës janë edhe ministri i punëve të jashtëm, Nikola Popovski dhe homologu i tij sllovak Miroslav Lajcak.

Javën e kaluar me ndërmjetësimin e komisionerit Han liderët e katër partive më të mëdha në vend arritën një marrëveshje për të kapërcyer krizën politike.

Lajme të ngjashme

Back to top button