Çfarë është normale e çfarë jo gjatë ciklit menstrual
Shpesh femrat hasin në probleme me menstruacione si për shembull: mungesa e menstruacioneve, dhimbja menstruale, dhe periudhat menstruale të gjata dhe të shumta. Kuptoni se çka është normale dhe çka nuk është normale në problemet tuaja menstruale.
Mungesa e menstruacioneve
Mungesa e menstruacioneve klasifikohet nga doktorët në primare dhe sekondare. Ajo primare është kur ju asnjëherë nuk keni pasur menstruacione dhe jeni mbi moshën 16 vjeçare, ndërsa sekondare karakterizohet me ndërprerje të menstruacioneve për një periudhë më të gjatë se 6 muaj pasi ju keni pasur më herët ato.
Kur është normale të keni mungesë të menstruacioneve
Para se të arrini pubertetin
Kur jeni shtatzënë
Kur jeni duke ushqyer foshnjën në gji
Nëse keni arritur menopauzën
Çka shkakton mungesën e menstruacioneve
Problemet me vezore
Problemet me qafën e mitrës, mitrën, ose vaginën
Puberteti i vonuar
Stërvitja e zellshme
Stresi
Depresioni dhe sëmundjet e tjera mentale
Pesha e vogël trupore
Sëmundjet kronike
Menopauza e hershme
Dhimbja menstruale
Dhimbja menstruale zakonisht shfaqet një ditë para apo ditën e pare të menstruacioneve. Pas pubertetit intensiteti i dhimbjes duhet të bie, kështu që nëse dhimbja menstruale tek ju vazhdon të rritet, duhet të konsultoheni me doktorin.
Simptomat e dhimbjes menstruale
Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut
Dhimbje koke
Marramendje
Dare
Menstruacionet e tepërta
Menstruacionet e tepërta janë të gjata dhe të shumta . Ky është faktori kryesor që shkakton aneminë tek femrat australiane.
Shkaktarët e menstruacioneve të tepërta
Çrregullimi i hormoneve
Një çrregullim me gjakderdhjen
Zbritja e qafës së mitrës
Sëmundjet e mëlçisë apo veshkës
Infeksioni
Kanceri