Meta fakt: Qyteti i Shkupit nuk siguroi produkte menstruale falas për shkollat ​​e mesme

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, Këshilli i Qytetit të Shkupit, pas propozim-amandamentit të propozuar nga këshilltarja Teodora Kërstevska, votoi për ndarjen e 2.000.000 denarëve nga buxheti i qytetit, të cilat do të ndaheshin për sigurimin e produkteve menstruale falas për shkolla të mesme, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Amendamentet nuk kërkonin implikime të mëdha financiare dhe ishin ekskluzivisht në shërbim të qytetarëve. Sado që jam e zhgënjyer nga fakti se shumica e këshilltarëve udhëhiqen ekskluzivisht nga ideologjia partiake, megjithatë jam e lumtur që arrita të luftoj dhe të siguroj mjete në vlerë prej 2.000.000 denarë që do të ndahen për sigurimin e produkteve higjienike menstruale falas pë vajzat në shkollat ​​e mesme në blerjet vjetore publike të produkteve higjienike dhe kjo do ta lehtësojë problemin e varfërisë menstruale”, shkroi atëkohë Kërstevska në profilin e saj në Facebook.

Vajzat e shkollave të mesme duhej të merrnin mjetet e nevojshme për ruajtjen e higjienës menstruale që në janar të këtij viti. Por vitit 2022 tashmë po i vjen fundi dhe nxënëset ende po blejnë peceta higjienike ose pajisje të tjera vetë kur kanë periodat e tyre.

Këshilltarja Teodora Kërstevska me të cilën ka redaksia e Meta.mk thotë se nuk dihet se për çfarë arsye ky vendim ende nuk është zbatuar.

“Paratë mbetën të ngecura në buxhetin e qytetit. Telefonoj çdo muajnë sektorin e arsimit dhe thonë se janë duke punuar në strategji dhe plan se si të zbatohet”, tha Kërstevska dhe shprehu dyshimin e saj se Qyteti i ka ridestinuar paratë, por nuk dihet se për çfarë.

Se pse vendimi nuk po zbatohet, a janë ridestinuar paratë dhe për çfarë, deri në publikimin e tekstit, Meta.mk nuk ka marrë përgjigje konkrete nga Qyteti i Shkupit edhe pse pyetja është dërguar në sketorin për komunikim me mediat. Gjithashtu, nuk u përgjigjën as nga Sektori për arsim i Qytetit të Shkupit.

Aktivistja për mbrojtjen e të drejtave të grave nga Tiit Ink, Jana Kocevska, tashmë në qershor të këtij viti, në një bisedë për Meta.mk, theksoi se institucionet premtojnë, por nuk përmbushin.

“Ne nuk kemi parë se si ajo politikë zbatohet, si implementohet. Cilat janë produktet që blihen”, tha atëkohë Kocevska duke theksuar se që të sigurohen pecetat higjienike falas në shkolla, shteti duhej të ndante vetëm 0.08 % të buxhetit.

Meta.mk i dërgoi pyetje Qytetit të Shkupit edhe gjatë muajit kur nëpër botë shënohej rëndësia e higjienës menstruale, por as atëherë nuk morën përgjigje.

Vendimi për ndarjen e fondeve për pecetat higjienike falas për vajzat e shkollave të mesme pasoi pas studimit “Drejtësia menstruale”, të cilin në dhjetor të vitit të kaluar e botuan aktivistet për të drejtat e grave nga Tiiiiit! Ink” dhe “Reaktor – hulumtim në aksion, sipas të cilit 81 për qind e vajzave të shkollave të mesme besojnë se në shkolla duhet të ketë produkte falas për higjienë menstruale.

BURIMET:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button