Të shëroni një zemër të thyer

Nuk ka dyshim se ndarjet mund të jenë të dhimbshme dhe se është e vështirë të besoni në dashuri përsëri. Por ka mënyra për t’u shëruar nga dhimbja. Ja disa këshilla nga Dr Phil për shërimin e zemrës së thyer:

  • Në këtë kohë, është absolutisht e domosdoshme për të vënë dhimbjen pas jush dhe të shkoni përpara me jetën dhe dashurinë tuaj. Përndryshe, ju jeni duke ia dhënë fuqinë tuaj njerëzve që ju kanë lënduar.
  • Ndonjëherë marrëdhënia që ju duhet të shpëtoni është marrëdhënia me veten. Të kaloni dhimbjen e një ndarjeje ka të bëjë me ju dhe jo ishin tuaj.

  • Mos filloni të mendoni rreth të qenit miq menjëherë. Ju duhet të jeni miku juaj më parë.
  • Dhimbja është një proces nëpër të cilin kalojmë, jo destinacioni i fundit. Në këtë proces çdo hap i vogël është pjesë e shërimin tuaj.
  • Definoni qëllimet tuaja të vërteta. A jeni duke u përpjekur për ta harruar atë apo jeni duke shpresuar që të kthehet ishi juaj përsëri? Ju nuk do ta harroni atë dhe ta kaloni dhimbjen përderisa nuk e keni pranuar se marrëdhënia ka përfunduar.
  • Jeni të kujdesshëm në lidhje me gjuhën që ju përdorni. Kur ju përdorni terma si: makth, e tmerrshme, ju lidhni veten me ndjenja negative. Përqendrohuni në atë që ju mund të bëni.
  • Ndonjëherë ju nuk und të kaloni dhimbjen përderisa e dini që nuk keni qenë të dëgjuar. Jepini vetes leje për të shprehur zemërimin dhe trishtim tuaj.
  • Mos vini veten në siklet ose në situata në të cilat do të ju kujtojnë të kaluarën dhe të ju bëjnë të ndjeheni e turpëruar. Të kaloni pranë shtëpisë të ishit, të bëni dhjetëra telefonata apo të dërgoni mesazhe, nuk do t’ju ndihmojë të liroheni nga e kaluara.

  • Mësoni të besoni përsëri. Kurdo që ju të filloni një marrëdhënie të re, e dini se ka një rrezik, por mos leni një eksperiencë të keqe të mos ju lejojë ta jetoni jetën plotësisht.

Lajme të ngjashme

Back to top button