Teuta Arifi: BE-ja, nxit zhvillim të qëndrueshëm ekonomik

Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi morri pjesë në Konferencën e dytë mbi bashkëpunimin e decentralizuar , Francë- Ballkan e cila zhvillohet në Tiranë.

Në debatin hyrës në temën ,“Ballkani Perëndimor në perspektivën e pranimit në Bashkimin Evropian”,  kryetarja Teuta Arifi, theksoi se realiteti i bashkëpunimit të suksesshëm evropian, për më shumë se pesëdhjetë vjet, tregon se Bashkimi Evropian është shumë aktiv në ndihmën që i ofron vendeve të Ballkanit Perëndimor për forcimin e demokracisë dhe të bashkëpunimit, më të ngushtë, ndërkohë që nxit një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në këtë rajon. 

“Një nga modalitetet që aplikon BE-ja, është bashkëpunimi i decentralizuar i cili mundëson marrëdhëniet e dyanshme ndërmjet zonave të ndryshme me qëllim të promovimit të zhvillimit lokal duke përfshirë  një shumëllojshmëri te aktoreve lokal,  duke nisur nga shoqatat, bizneset, universitetet, për te  arritur te qytetari”, nënvizoi Arifi.

Sipas saj, ky  model kontribuon në lehtësimin e dialogut  dhe pajtimit, ndërmjet territoreve, historikisht konflikt ale si dhe ofron bashkëpunim  të  subjekteve të ndryshme që gjenden në territore të ndryshme por njëkohësisht lehtëson dialogun dhe konsultimet midis palëve te njëjta.

Lajme të ngjashme

Back to top button