Seri shpërthimesh në Gaza, shënjestër automjetet e zyrtarëve lokalë të Hamasit

Të paktën katër shpërthime të forta sot në mëngjes tronditën Rripin e Gazës, ndërsa objekt i sulmeve me bomba ishin automjetet e zyrtarëve lokale të Hamasit dhe zyrtarëve të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmuesit herët këtë mëngjes kishin shënjestër të paktën gjashtë makina të parkuara në para shtëpive të zyrtarëve lokalë në lagjen Shejh Radwan në Gaza, ndërsa menjëherë pas shpërthimeve pjesëtarët e brigadës Ezzedine al-Qassam, degë ushtarake e Hamasit, morën masa të ashpra të sigurisë.

Media vendase njoftojnë se nga shpërthimi janë plagosur dy persona, por deri tani nuk ka konfirmim zyrtar.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por dëshmitarët okularë thonë se në vendet ku ndodhën shpërthimet janë vënë re grafite me flamujt e organizatës terroriste DAESH.

Lajme të ngjashme

Back to top button