Shkup, të martën protestë kundër çmimeve “astronomike” të ngrohjes qendrore

Të martën (më 21 korrik) në ora  18:30, të përjashtuarit nga Ngrohtorja e Shkupit do të mbajnë protestën e tyre të dytë të jashtëzakonshme. Kjo protestë  do të mbahet në  Kapishtec në sheshin e lojërave në katin e garazhës  “Zebra”, njoftojnë protestuesit.

Protesta të tilla të jashtëzakonshme në verë, do të mbahen çdo të martë, por në vende të ndryshme. Protesta e ardhshme e tillë do të mbahet në Kisella Vodë.

Këto  protesta të jashtëzakonshme kanë për qëllim ta njoftojnë publikun me shkaqet e vërteta të çmimeve “astronomike” dhe mbylljen masive të ngrohjeve qendrore.  Me këtë rast do të paraqiten fakte konkrete dhe prova për krimin me ngrohjen qendrore. Pritet që pas protestës, protestuesit t’i thërrasin autorët e krimeve të dorëzohen tek autoritetet për ndjekje penale. /Portalb.mk

 

Lajme të ngjashme

Back to top button