Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën një njeri, plagosen 2

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar mesditën e së dielës në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, ku 3 kalimtarë janë përplasur nga një automjet, i cili kishte humbur kontrollin, transmeton Top Channel.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se fillimisht dy mjete janë përplasur mes tyre dhe për pasojë njëra ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 këmbësorë.

Fatkeqësisht 76-vjeçari me inicialet H.M. ka gjetur vdekjen, ndërsa ka mbetur i plagosur një fëmijë 7 vjeç dhe shtetasi E.B, 30 vjeç.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Një tjetër aksident automobilistik u shënua edhe gjatë orëve të para të së dielës në aksin Milot-Laç, ku tre persona mbetën të plagosur rëndë.

Lajme të ngjashme

Back to top button