DAP me aksione kontrolluese verore

Inspektorët e Zyrës së të ardhurave publike gjetën alkool me origjinë të dyshimtë, pa banderole, i cili u është shërbyer klientëve në Manastir, njofton DAP. Zyra e të ardhurave publike nuk tregoi se cili është objekti afarist. Janë thirrur njësitë doganore mobile për veprime dhe marrje të masave.

Në kuadër të kontrolleve të zgjeruara që kryen zakonisht në sezonin e verës, në dy dyqane në Manastir janë zbuluar parregullsi në operacione financiare, më konkretisht jo evidentimi i qarkullimit në dorë dhe mos dhënia e faturave fiskale, për të cilën janë gjobuar dhe janë dënuar me ndalim të operacionit për 15 ditë.

“Në periudhën e ardhshme, Zyra e të ardhurave publike do të fokusohet veçanërisht në inspektimin e objekteve në qendra turistike, me qëllim që të parandalohen mashtrimet financiare dhe rreziqet e mundshme me taksat për aktivitete të cilat janë veçanërisht të përhapura në këtë kohë të vitit”, njofton Zyra e të ardhurave publike.

Lajme të ngjashme

Back to top button