Bllokohen qindra pasagjerë të linjës Ancona – Durrës

Qindra pasagjerë mbetën të bllokuar për disa orë në tragetin e linjës Ankona-Durrës për shkak të një defekti që detyroi drejtuesit të rikthehen në port pak minuta pas nisjes.

Kapiteneria e portit të Durrës njoftoi se trageti i linjës së Ankonas, i nisur rreth orës 19.00 të së shtunës u rikthye në port me ndihmën e rimorkiatorëve, transmeton TV Klan.

Sipas kapitenit të përgjithshëm të porteve, Hysni Aruçi pasagjerët kanë qëndruar gjatë gjithë natës në traget, ku nga ana e ekuipazhit u është ofruar asistenca e nevojshme mjekësore e ushqimore.

Kompania ka vendosur të rimbursojë të gjithë pasagjerët, duke kontraktuar një tjetër traget të Linjës së Barit, nëpërmjet të cilit pritet të bëhet transporti i pasagjerëve drejt portit të Durrësit.

Lajme të ngjashme

Back to top button