Kufiri serb që nga mëngjesi i mbyllur për emigrantët që kalojnë nga Maqedonia

Autoritetet serbe vendosën të mbyllin kufirin me Maqedoninë, në Tabanoc, për emigrantët dhe kjo u bë sot në mëngjes rreth orës 7:00 në mëngjes, mëson NovaTv.

Shpjegimi i Serbisë për këtë lëvizje është se në kampin e refugjatëve në Preshevë nuk ka më vend.  Kampi është i stërmbushur dhe nuk ka kapacitet për të pranuar emigrantë të rinj.

Serbia thotë se kufiri do të mbetet i mbyllur për aq kohë sa kampi në Preshevë të vazhdojë të jetë i mbushur./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button