Grabiten emigrantët në pjesën lindore të Maqedonisë

Emigrantët ilegal kanë qenë të enjten cak i një grabitje nga ana e disa grabitësve në rajonin e Maqedonisë Lindore.

Viktima të grabitjes kanë qenë katër sirianë dhe një emigrantë iranian. Një nga emigrantët ka theksuar se pranë tyre janë afruar tre persona të panjohur të cilët kanë zbritur me një makinë dhe nën kërcënimin e armëve.

Grabitësit kanë arritur të grabisin mbi 3 mijë euro nga emigrantët. Në këtë zonë në disa raste emigrantë kanë qenë viktima të grabitësve.

Lajme të ngjashme

Back to top button