Gotze pritet të jetë zëvendësuesi i Vidal

Juventusi dhe Bayern Munich kanë arrit marrëveshje për transferimin e Arturo Vidalit, ku kanë mbetur vetëm edhe disa detaje për tu finalizuar.

Megjithatë, kjo nuk do të jetë marrëveshja e vetme ndërmjet këtyre dy skuadrave, pasi në drejtim të Torinos pritet të kaloj sulmues gjerman Mario Gotze.

Gotze nuk është më i preferuar nga Guardiola dhe dëshiron të ndërroj skuadër, me Juventusin në kërkim të një futbollisti për të zëvendësuar Vidalin.

Gjermani tashmë i ka thënë po kampionëve të Italisë dhe do të bartë fanellën me numër 10, të lënë nga Tevez, i cili tashmë është rikthyer në Boca Juniors.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button