Shanset e pakta të obezëve për t’u dobësuar

Mundësia për t’u kthyer në peshën normale pas vuajtjes nga obeziteti është një ne 210 për meshkujt, dhe një ne 124 për femrat në një vit.

Studiesit në Angli shprehen se përpjekjet për të ndihmuar pacientët po dështojnë, transmeton Oranews.
Dr Alison Fildes , udhëheqësja e këtij studimi tha se trajtimi duhet të fokusohet te parandalimi i rritjes në peshë të njerëzit dhe ruajtja e humbjeve të vogla në peshë.
Ajo tha se strategjitë e përdorura për humbjen e kalorive dhe për ushtrimet fizike nuk po funksionojnë për shumicën e obezëve për të arritur humbjen në peshë si dhe për ta ruajtur atë.
“Mundësia më e mirë për të luftuar epideminë e obezitetit varet nga poltikat e shëndetit publik për ta ndaluar atë në rang popullate ” vazhdoi ajo.
Dr.Fildes shprehet se pamjet pas humbjes së 5% të peshës trupore ishin më kurajuese pasi një në 12 meshkuj dhe 1 ne 10 femra e arritën këtë brënda një viti, megjithëse shumica e rifitoi sërisht peshën në 5 vitet pasuese.
Studimet tregojnë se pacientët e përserisnin vazhdimisht ciklin e humbjes dhe fitimit të peshës së tyre trupore. Nga 278,983 meshkuj dhe gra duke përjashtuar ata që kanë kryer operacion për ta zhdukur obezitetin vetëm 1,283 meshkuj dhe 2,245 femra arritën të rikthehen në peshën e tyre normale.
Prof.Martin Gulliford në Londër pohoi se strategjitë e tanishme për të mundur obezitetin po dështojnë për të ndihmuar pacientët që janë obezë.
Ashtu si Dr.Fildes ai sugjeron ndjekjen e politikave të Shendetit Publik për parandalimin e obezitetit në të gjithë popullsinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button