Shkup, ndahen pako me ushqim dhe veshmbathje

Kremtja e festës së Fitër Bajramit u ndje edhe në familjet skamnore. Qytetarë nga vendi dhe diaspora ndan pako me veshmbathje ndërsa shoqata humanitare:”NUN” ndau produkte ushqimore me qëllim që edhe familjet në nevojë të kenë sofër të bollshme.

“Sivjet për herë të parë 40 pako do të shkojnë për programin “Lot dhe Gëzim”, që udhëhiqet nga ekipi i RTVM-së, dhe për familjet që ata do të mundohen ti menaxhojnë që ti ndajnë ato pako” – tha Koordinatori i shoqatës humanitare “NUN”, Sedat Ramadani.

Aksionit për një festë më të lumtur për të gjithë iu bashkangjitën edhe tregtarët që kanë dyqanet e tyre në lagjen e njohur si Duqanxhik, biznesmen nga Struga si dhe mërgimtarë që jetojnë dhe veprojnë jasht Maqedonisë.

“Morëm një iniciativë sëbashkum me xhaminë “Medine”, me imamin Hali Efendiun që ti ndihmojmë dhe zoti ju shpërbleftë edhe ju që ndani kohën e juaj për të ndihmuar familjet” – tha Kadir Behadini, mërgimtar nga Gjermania.

Në shenjestër të aksionit ishin familjet të cilat janë prezentuar ne emisionit :”Lot dhe Gëzim”, sipas tyre me qëllim që festa të ketë kuptim edhe për familje në nevojë kjo nismë synohet të bëhet traditë.

Lajme të ngjashme

Back to top button