Si u fal namazi i Fitër Bajramit në Shkup (FOTO)

Në organizimin të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë në xhaminë Mustafa Pasha në Shkup u mbajt manifestimi qendror i festës së Fitër Bajramit, ku u këndua Kur’an, ilahije dhe kaside në gjuhën shqipe, boshnjake dhe turke, si dhe u fal namazi i Fitër Bajramit, ku të pranishëm ishin një numër i madh i besimtarëve muslimanë, raporton Anadolu Agency (AA).Fiter Bajrami 2015, Shkup (1)

Në manifestimin qendror të festës së Fitër Bajramit ishin të pranishëm një numër i madh i besimtarëve, ndër të cilët kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, ambasadori turk në Maqedoni, Ömür Şölendil dhe atasheu i Çështjeve Fetare të Republikës së Turqisë në Maqedoni, Seyfettin Ersoy.
Fiter Bajrami 2015, Shkup (2)

Imami i xhamisë Mustafa Pashai porositi besimtarët muslimanë që të jenë prej atyre që të harxhojnë mundin në rrugën e Allahut, të ndihmojnë njëri-tjetrin, sidomos të varfrit, si dhe të jenë më afër njëri-tjetrit.

Në xhamitë tjera të Shkupit dhe në qytetet tjera të Maqedonisë namazi i Fitër Bajramit u fal nga një numër i madh i  besimtarëve muslimanë.

Fiter Bajrami 2015, Shkup (3)

Fiter Bajrami 2015, Shkup (4)

Fiter Bajrami 2015, Shkup (5)

Fiter Bajrami 2015, Shkup (6)
Fiter Bajrami 2015, Shkup (7)

Fiter Bajrami 2015, Shkup (8)

Fiter Bajrami 2015, Shkup (9)

Lajme të ngjashme

Back to top button