Shqipëri: Bajrami festohet me dëshirën për mirëqenie e paqe(Foto)

Qindra besimtarë myslimanë janë mbledhur sot në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë për të falur namazin. Ky ritual njihet si falja e Bajramit ku besimtarët kanë agjëruar për një muaj dhe festa e Fitër Bajramit është përmbyllja e agjërimit të tyre.

Në faljen e namazit këtë vit u panë më shumë besimtar në shesh. Me këtë falje besimtarët kanë përmbushur agjërimin e tyre gjatë muajt të shenjtë të Ramazanit dhe e përmbyllin këtë obligim ndaj Zotit me festën e Fitër Bajramit.

Ndërsa burrat ishin vendosur gjatë gjithë pjesës së Bulevardit, për zonjat dhe vajzat që dëshironin të kryenin ritualin e faljes, në orët e para të mëngjesit pati një vend të posaçëm përballë Parkut Rinia e deri të rruga Myslim Shyri.

Skënder Bruçaj, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, përcolli urimet më të mira për besimtarët myslimanë jo vetëm në Shqipëri por në tërë botën.

“Ne përcollëm me përmallim muajin e bekuar të Ramazanit, një mysafir i shtrenjtë por që vetëm një herë në vit vjen, na zbukuron me ngjyrat e tij të bukura dhe pastaj largohet pasi të ketë zbatuar detyrën. Kështu sot me gëzim të natyrshëm po urojmë mirësjelljen Fitër Bajramit. Të gjithë besimtarët myslimanë mbartin në zemrat e tyre shpresën se Zoti i madhëruar na ka pranuar agjërimin, namazet lutjet dhe duatë, leximin e Kuranit si dhe netët e kaluara me adhurim e përkushtim vetëm për hir të tij,” tha Skënder Bruçaj, kreu i KMSH-së.

Në këtë ditë të bekuar për besimtarët myslimanë kreu i KMSH-së Skënder Bruçaj u lut për paqe, harmoni, qetësi e dashuri në tërë njerëzimin, për shuarjen e luftërave dhe konflikteve në gjithë globin.sh 1

sh 2

sh 3 sh 4sh 5 sh 6

Lajme të ngjashme

Back to top button