“Kandilat e Bajramit” do të organizohen edhe në Kumanovë

Pas një tradite shumëvjeçare të manifestimit kulturor “Kandilat e Bajramit” në Shkup i cili organizohet nga shoqata kulturore “Vizioni M” për herë të parë ky manifestim do të organizohet edhe në Kumanovë. Fillimi dhe fundi i këtij projekti janë fëmijët.

“Me qëllim që ata të argëtohen sa më mirë, në festën e Fitër Bajramit. Si simbol i këtij manifestimi është “Treni i Bajramit” i cili do të shëtit fëmijët nëpër lagjet e qytetit të Kumanovës.” thonë organizatorët.

” Treni i Bajramit” do bëj nisjen e parë nga Xhamia e ” Lagjes së Trimave ” ditën e shtunë (ditën e dytë të Bajramit) ora 11:00 ndërsa ora 12:00 do bëhet nisja e dytë, para lokalit të Shoqatës Kulturore ” Vizioni-M Kumanovë” .Gjithashtu ora 13:00 para lokalit të “Vizionit-M Kumanovë” do të mbahet një manifestim dhe do bëhet shpërndarja e dhuratave për fëmijet. Mosha e fëmijëve është e kufizuar ( 5-10 vjet)!

“Të nderuar prindër ju ftojmë që të i shoqëroni fëmijët tuaj në këtë manifestim, dhe shpresojmë që të jetë një Bajram i paharruar për fëmijët tuaj.” thonë organizatorët.

Lajme të ngjashme

Back to top button