Presidenti i Turqisë, Erdoğan uron muslimanët për festën e Fiter Bajramit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka publikuar një mesazh urimi për festën e Fiter Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA). Në mesazhin e tij Erdoğan shprehet se është i gëzuar që arrijnë edhe në një tjetër Bajram i gëzueshëm dhe simbol i bashkimit pas një muaji të begatë agjërimi siç është muaji i shenjtë i Ramazanit.

“Uroj që ky Bajram të jetë shkak dhe mjet për bashkimin dhe harmoninë mes të gjithë botës islame” tha Erdoğan duke iu uruar të gjithë besimtarëve të Turqisë dhe në botës gëzuar Fiter Bajramin.

“Në shumë vende të botës shumë muslimanë e festojnë këtë Bajram të përkulur, të vrarë në zemër dhe të përlotur. Na prek në shpirt dhe na lë nën hije gëzimin tonë të këtij Bajrami gjendja në të cilën janë muslimanët në Irak, Siri, Jemen, Egjipt, Libi dhe Somali. Uroj që ky Bajram të jetë një shkas dhe një shpresë që vëllezërit tanë në këto krahina si dhe gjithë njerëzimi të gjejë paqe, qetësi dhe siguri si dhe të shohin drejt të ardhmes me shpresë” tha Erdoğan ndër të tjera në mesazhin e tij.

Erdoğan në mesazhin e tij nuk la pa përmendur të gjitha ato institucione shtetërore dhe bamirësie turke të cilët edhe gjatë këtij muaji të shenjtë nuk kanë hezituar t’iu vijnë në ndihmë dhe të ju qëndrojnë afër njerëzve në nevojë dhe të shtypurve. “Falënderoj të gjitha institucionet që pa dallim race, feje apo ngjyre i zgjatën dorën e ndihmës dhe u munduan të ju qëndrojnë pranë personave në nevojë. Unë besoj që këto institucione do të vazhdojnë rrugën e tyre me të njëjtin qellim dhe synim” shprehet Presidenti.

Ndërkohë mesazhe urimi për Fiter Bajramin të shumta kanë ardhur nga shumë politikanë, dhe personalitete të larta shtetërore të Turqisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button