Këshilli për etikë në media: presim që Peshevski të japë dorëheqje

Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë e ka dënuar sulmin e zëvendëskryeministrit Vlladimir Peshevski ndaj pronarit dhe redaktorit të portalit “Maktel”, Sashe Ivanovski.

Nga Këshilli presin që Peshevski të japë dorëheqje si akt për marrjen e përgjegjësisë.

“Si trup përgjegjës për vendosjen e procesit të vetrregullimit në mediumet e Maqedonisë, duke u angazhuar për një përgjegjësi më të madhe tek gazetarët dhe për respektimin e standardeve gazetareske gjatë raportimit të tyre, pyesim – si e gjithë kjo të vendoset tek një shoqëri ku bartës të funksioneve publike fizikisht sulmojnë qytetarët për shkak se kanë parashtruar një pyetje. Të pritet që gazetarët të jenë maksimalisht profesional dhe etik gjatë raportimit, absolutisht duhet të ketë një klimë demokratike ku funksionarët do të jenë të pastër me faktin se harxhojnë para publike dhe se kanë përgjegjësi të japin llogari para publikut”, thuhet në deklaratën e KKEM.

Për sot është paralajmëruar protestë për shkak të incidentit të djeshëm ku zv/kryeministri Peshevski sulmon fizikisht Sashe Ivanovskin-Politiko.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button