SHGM kërkon dorëheqjen e Vlladimir Peshevskit

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka dënuar fuqishëm aktin e sulmit fizik ndaj gazetarit Sashe Ivanovski nga nënkryetari i Qeverisë, Vlladimir Peshevski.

“Dhuna kundër gazetarëve në një shoqëri demokratike, është dhunë edhe kundër lirisë dhe demokracisë. Viktima të kësaj dhune nuk janë vetëm gazetarët, por edhe vetë qytetarët, të cilët kanë të drejtë të informohen nga mediat se si përfaqësuesit e tyre ushtrojnë pushtetin. Një nënkryetar qeverie në mënyrë dëshpëruese u përpoq me grushta të mbyllë gojën e një gazetari dhe të mos i shtrojë pyetje të vështira pushtetit dhe dhunshëm të kufizojë lirinë e medieve”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

Ata i bëjnë thirrje Peshevskit që të jap dorëheqje të parevokueshme, sepse sipas tyre, ai tani më është i padenjë të ushtrojë një funksion aq të lartë në qeveri.

“Presim që prokurori publik Marko Zvërlevski të ngrejë procedurë kundër Peshevsit për sulmin kundër gazetarit Ivanovski. Nga ana tjetër, SHGM vlerëson si skandaloze kumtesën e VMRO-DPMNE për sulmin kundër Ivanovskit, më te cilën legjitimohet dhuna si mjet për qërim hesapesh me gazetarët. Opinion i Maqedonisë nga funksionarët e pushtetit pret përgjigje për pyetjet e shtruara, e jo grushta kundër gazetarëve që bëjnë pyetje.”, përfundon regaimi i SHGM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button