Turqi, autobusin e përmbysur e godet një autobus tjetër, gjashtë të vdekur

Në një aksident trafiku në të cilin u përfshinë dy autobusë pasagjerësh në dalje nga vargu malor Bolu në drejtim të Stambollit kanë humbur jetën gjashtë persona, ndërsa 37 të tjerë janë lënduar, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aksidentin në autostradën TEM, autobusin i cili u përmbys paraprakisht e goditi një tjetër autobus, ku si pasojë humbën jetën gjashtë persona, ndërsa 37 të tjerë morën lëndime trupore.

Autobusi i cili u përmbys kishte udhëtuar në drejtimin Nigde – Stamboll, ndërsa tjetri lëvizte nga Samsuni gjithashtu për Stamboll.

Personat e lënduar janë dërguar në spitalet në qytetet Bolu dhe Duzce.

Mjeku në spitalin në Bolu, Mahmut Arik ka thënë se menjëherë pas aksidentit në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipet e emergjencës.

Ndërkohë që në vijim është procedura e konfirmimit të identiteteve e të vdekurve.

Lajme të ngjashme

Back to top button