Kongresmenë kërkojnë që Keri të angazhohet për pranim të Maqedonisë në NATO

­ Kongresmeni amerikan Bill Paskrel, demokrat nga Nju­Xhersi së bashku me Kendis Miler kongresmenë republikanë nga Miçigani e kryesojnë iniciativën për dërgim të letrës nga 16 kongresmenë deri te sekretari shtetëror i SHBA­së Xhon Keri, në të cilën kërkohet që Departamenti i Shtetit amerikan të angazhohet për anëtarësim të Maqedonisë në NTAO, informon Diaspora e Bashkuar Maqedonase (DBM). “Gjatë 24 viteve si shtet i pavarur, Maqedonia ka vendosur partneritet të fuqishëm me SHBA­në dhe NATO­n. Maqedonia ka ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe deri në vitin 2008 i kishte përmbushur të gjitha kushtet të cilat janë të domosdoshme për pranim në NATO. Por, edhe krahas kësaj, Maqedonia nuk u ftua që t’i bashkangjitet NATO­s. edhe pse për këtë mori mbështetje të rëndësishme nga 27 nga gjithsej 28 anëtare të Aleancës. Me pjesëmarrjen në misionet e NATO­s në Kosovë dhe Afganistan, si dhe në misionin e SHBA­së në Irak, Maqedonia shumë herë ka dëshmuar se ëstë aleate e SHBA­së”, shkruan në letrën nga kongresmenët, transmeton MIA..

Duke potencuar se Maqedonia po ballafaqohet me probleme të ndjeshme, kongresmenët kërkojnë nga sekretari shtetëror Keri që të vazhdojë të angazhohet për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, dhe konsiderojnë se tani është momenti i vërtetë që të gjendet zgjidhje.

Sipas tyre, përkeqësimi i gjendjes në Maqedoni mund t’i lihet ndërperjes së shpejtë të procesit për pranim të Maqedonisë në NATO.

“Besojmë se kthimi i besimit se ekziston mundësi e sinqertë dhe e vërtetë për pranim të Maqedonisë në NATO dhe do të kontribuojë për përforcim të institucioneve dhe vlerave demokratike në këtë shtet dhe do ta rrisë stabilitetin dhe sigurinë në rajon, që është në dobi të shteteve fqinje të Maqedonisë”, theksojnë në letrën drejtuar Kerit, kongresmenët Bill Paskrel, Kendis Miler, Madelin Z. Bordelo, Ivet Klark, Kurt Kloson, Emanuel Kliver II, Gerald E. Konoli, Poll Kuk, Dona F. Edruards, Alsi Hejsting, Edi Bernis Xhonson, Toma Marino, Kolin Piterson, Bobi Rash, Stiv Stajvers dhe Piter Vesklloski. Nga ana tjerë, në qoftë se përpjekejt e Maqedonisë që t’i afrohet NATO­s nuk njihen gjegjësisht shpërblehen, paralajmërojnë kongresmenët, paralajmërojnë kongresmenët, kjo do të ketë efekt negativ në procesin e demokratizimit dhe do ta dobësojë angazhimin e Maqedonisë në bashkëpunim me institucionet euroatlantike.

“Kjo është posaçërisht shqetësuese duke e pasur parasysh rritjen e paradokohshme të ndikimit rus në rajon. SHBA­ja duhet ta përforcojë prezencën e saj në Maqedoni, para keqësimit shtesë të gjendjes” , theksojnë kongresmenët. Vizita e sekretarit shtetëror në Maqedoni, konsiderojnë 16 kongresmenët, do të jetë indikator i fuqishëm për mbështetje të Maqedonisë nga ana e SHBA­së.

Lajme të ngjashme

Back to top button