Recenzion: Zaevi dëshiron ta shpëtojë vetëveten nga krimet, shantazhet dhe korrupsioni

Ku është lajmi në këtë lajm? Аutori ka dashur të thotë diçka, mirëpo nuk ka arritur ta thotë atë, e edhe atë që e ka thënë, nuk qëndron.

Заев сака да се спаси себе си од криминалите  уцените и корупцијатаLinku deri te artikulli origjinal: Zaevi dëshiron ta shpëtojë vetëveten nga krimet, shantazhet dhe korrupsioni

Data dhe koha e publikimit: 08.07.2015

Data e recensionit: 13.07.2015

Recenzuese: Аna Anastasovska

Ky tekst përveç shprehjes së pikëpamjeve personale të autorit nuk ka asgjë tjetër. Nuk ka lajm, nuk ka burime, nuk ka asgjë.

“E vetmja gjë që i intereson liderit të opozitës, Zoran Zaev është se si ta shpëtojë vetëveten nga krimet, shantazhet, korrupsioni dhe kërkimi i mitës, të cilat i pa i gjithë opinioni i Maqedonisë.”

Autori artikullin e fillon me deklarata serioze për liderin e LSDM-së opozitare, për krime, korrupsion, mitë dhe të ngjashme. Është në rregull të pohosh diçka, mirëpo kjo duhet të bazohet në fakt dhe dëshmi. Së paku kështu kërkojnë standardet profesionale gazetareske.

“I ballafaquar me krimet e tij dhe me kërkimin e mitës, si dhe me faktin se shumë gjëra që kanë të bëjnë me sjelljen e tij të turpshme dalin në publik, Zaevi përpiqet ta defokusojë publikun dhe nëpërmjet materialeve të konstruktuara që janë vënë në kontekst manipulativ, të shpëtojë nga skandalet dhe krimet e tij.”

Edhe pse lexuesi ndoshta pret fakte dhe dëshni për pretendimet e bëra në tekst, këtë nuk mund ta gjejë. Ajo që është shkruar i ngjan muhabetit nga pazari. “Еј ky zaevi është kriminel dhe tani dëshiron të lëshojë bomba që ta tërheqë largojë vëmendjen prej tij”. Ky është thelbi i tekstit. Në të nuk ka lajm, nuk ka asnjë element të tekstit gazetaresk, nuk ka asgjë.

Akuzat për korrupsion edhe për mitë në të cilat aludohet, përndryshe janë pjesë e akuzës për rastin “Mita”, për të cilin gjykata akoma nuk ka marrë vendim se a do të hyjë në procedurë gjyqësore. Domethënë, ka akuzë, mirëpo jo edhe vepër që gjykohet. Prandaj, gazetari nuk mund të thotë se dikush është fajtor, kur për këtë nuk ka dëshmi relevante.

Ky artikull është politkisht i anshëm dhe ka vetëm një qëllim, e kjo me siguri nuk është ta informojë lexuesi, por ta bindë në diçka. Propagandë e pastër për ta sulmuar kundërshtarin. Vetëm se në këtë rast, gazetari ka harruar se duhet të punojë në interes të publikut, e jo të partisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button