Recension: LSDM-ja e ngadalëson rritjen ekonomike të Maqedonisë

http___netpress.com_.mk_sdsm-ekonomski-rast-makedonija-crop-resize

Titulli i këtij teksti ri pezull. Porosia që dërgohet me kontruksionin e titullit: “LSDM-ja e ngadalëson rritjen ekonomike të Maqedonisë”, nuk mund të lexohet në tekst. Poashtu, duket qesharake, e bile edhe kurioze, që të konsiderohet se opozita mund të jetë përgjegjëse për rritjen ekonomike të vendit!

http___netpress.com.mk_sdsm-ekonomski-rast-makedonija_Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja e ngadalëson rritjen ekonomike të Maqedonisë

Data dhe koha e publikimit: 09.07.2015, 08:36

Data e recensionit: 10.07.2015

Recensues: Оlivera Vojnovska

Тeksti bazohet në deklaratën përfundimtare të Misionit të Fondit monetar ndërkombëtar (FMN) të dhënë pas skenimit njëjavor të gjendjeve në ekonominë e Maqedonisë. Fragmentet nga ky raport janë transmetuar në mënyrë të saktë, mirëpo bie në se qasja selektive dhe interpretimi i tyre për qëllim të caktuar.

Artikulli është joobjektiv, ka ton lavdërues dhe i tregon vetëm në dritë pozitive vlerësimet e bëra në deklaratën përfundimtare të misionit të FMN-së, duke theksuar se klima e mirë e biznesit ka kontribuar për tërheqjen e investimeve të drejtpërdrejta të huaja, të cilat e kanë rritur eksportin dhe kanë hapur vende të reja të punës.

Mirëpo, nga ana tjetër, në tekst janë heshtur disa vërejtje të rëndësishme që janë dërguar në adresë të qeverisë. Kështu, për shembull, aspak nuk përmendet fakti se FMN-ja rekomandon që pushteti në periudhën e ardhshme ta zvogëlojë tempon e harxhimit të parave publike:

“Rebalanci i buxhetit i cili momentalisht shqyrtohet duhet t’i identifikojë masat për kompensim, duke përfshirë edhe zvogëlim të shpenzimeve për mallra dhe shërbime, dhe për subvencione, si dhe për mbledhjen e tatimeve të tjera, ndërsa të gjitha të ardhurat që janë më të mëdha se sa që janë planifikuar duhet të ruhet që të sigurohet një rezultat fiskal që në masë të madhe do të jetë në përputhje me buxhetin fillestar”

Poashtu, në tekst nuk mund të lexohet as ajo se përfaqësuesit e FMN-së kanë sugjeruar:

“Autoritetet të bëjnë përpjekje për qasje më të lehtë deri te kreditë për sektorin privat, të shkurtohet vonesa në arkëtimin e pagesave, duke e përfshirë edhe atë në sektorin publik, për kornizë më të parashikueshme ligjore dhe thjeshtim të mëtutjeshëm të rolit të organeve rregullatore.”

Në hyrje të artikullit është paraqitur vlerësimi nga raporti se “Paqartësia politike në skenën vendore, si dhe situata në Greqi, janë rreziqe reale që mund të ndikojnë mbi rritjen ekonomike të vendit”. Mirëpo, deklarata që është vënë në titull se “LSDM-ja e ngadalëson rritjen ekonomike të Maqedonisë” nuk gjendet as në krye, e as në pjesën përmbajtësore të tekstit. Kështu, duke e lexuar tekstin, lexuesi kureshtar nuk do të arrijë të zbulojë se si opozita maqedonase e ngadalëson përparimin ekonomik të vendit!

Këtë pohim, në fakt, e bëri po të njëjtën ditë edhe kryeministri, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve në lidhje me raportin e FMN-së (më 09.07.2015 pas lëshimit në përdorim të terrenit për golf në SH.F. “Koço Racin” në Komunën e Petrovecit). Kështu, edhe pse deklarata e tij aspak nuk është transmetuar në tekst, megjithatë ajo është nxjerrë që poentë kryesore në titull, i cili në rastin konkret është gabuar krejtësisht. Në këtë mënyrë teksti duket sikur në “kokë ta ketë kapelën e huaj”!

Nga Shërbimi për verifikimin e fakteve në gjuhën maqedonase.

Lajme të ngjashme

Back to top button