E injoruan mbretin indian në sallë-ekspozitën e veturave luksoze, ai bleu 6 vetura dhe ja çfarë bëri

Shumica e shitësve rreth botës kanë tendencë për të diskriminuar blerësit kur është fjala për prodhimet e tyre. Shpesh herë, ata bazohen në dukjen e personit nëse do t’ia ofrojnë produktin e tyre apo jo.

Por një mbret indian u tregoi shitësve se njerëzit nuk duhet patjetër të duken të pasur, që të jenë në gjendje të blejnë artikuj luksi.

Mbreti indian

Kjo histori është e vjetër, por e artë. Ndodhi në vitin 1920, kur mbreti indian, Maharaja po ecte përreth në Londër dhe vendosi të shkojë në sallë-ekspozitën “Rolls Royce”, transmeton TrendingNewsPortal.  Stafi e injoroi mbretin, kur ai i pyeti për çmimin e një makine luksoze. Ata nuk e dinin se Maharaja ishte një mbret, për shkak të veshjes së tij të thjeshtë. Atë e diskriminuan ashtu si i diskriminonin edhe indianët tjerë.

Por, kur mbreti u kthye në dhomën e tij të hotelit, u tha shërbëtorëve të vetë që të telefonojnë në “Veturat Royce Rolls” dhe t’u tregojnë atyre se mbreti, Maharaja nga Qyteti Alwar është i interesuar të blejë veturat e tyre.

Mbreti indian

Një mirëseardhje joshëse e priste mbretin: Me qilim të kuq dhe shitësit të rreshtuar. Kështu ai bleu 6 makina luksoze në të holla.

Kur veturat luksoze arritën në vendin e tij, mbreti i tha popullit se ato do të përdoren për të pastruar dhe për të mbledhur mbeturinat në qytet.

E injoruan mbretin indian në sallë-ekspozitën e veturave luksoze, ai bleu 6 vetura dhe i përdori për të mbledhur mbeturina

Fjalët e mbretit u përhapën shpejtë dhe bënë që të bien të ardhurat e kompanisë së veturave “Rolls Royce”. Kompania i dërgoi atij një telegram duke kërkuar falje për sjelljen e keqe dhe i ofruan 6 vetura falas. Mbreti pranoi dhe komuna u ndal së përdoruri veturat për të mbledhur mbeturina./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button