Ahmeti: Ka gatishmëri për zgjidhjen e krizës

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, pas takimit me euro-komisari Johanes Han u shpreh se ka gatishmëri tek liderët politik për zgjidhjen e krizës dhe u bëri thirrje që të tejkalojnë veten dhe t’i vendosin interesat e shtetit para interesave partiake.

“Mendoj që momenti më i rëndësishëm sot për të gjitha partitë politike është që ta tejkalojnë veten, të vendosin interesat shtetërore mbi ato partiake. Për mendim timin, për aq sa unë kam pasur takime me gjithë përfaqësuesit politik, ka tek të gjithë gatishmëri për të dalë nga kjo situatë dhe ta fusin gjendjen në binarë për zgjidhje përfundimtare”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button