Grubi: Duam të zbatohet marrëveshja e 2 qershorit

Në Maqedoni po bëhen përpjekje për zgjidhjen e krizës politike. Deputeti i BDI-së Artan Grubi ka thënë se pjesë e marrëveshjes së 2 qershorit mes 4 liderëve në Maqedoni janë edhe temat etnike dhe zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë.

“Raportet ndëretnike dhe integrimet euroatlantike nuk janë kushtëzim, por realizim i marrëveshjes së 2 qershorit për të cilën obligohen liderët e VMRO-së, LSDM, BDI-së e PDSH-së”, ka deklaruar Grubi për gazetën maqedonase “Dnevnik”.

Ky nuk është komplikim, por implementim i marrëveshjes. Është skandaloze nëse cila do palë i mendon si provokim apo ngarkesë bisedimet për raportet ndëretnike të cilat janë shtyllë e ekzistimit të shtetit”, ka deklaruar deputeti Grubi.

Prioritet është marrëveshja për organizimin e qeverisë dhe ndarjen e pushtetit mes Gruevskit e Zaevit ndërkohë që më vonë do të diskutohet dhe për kërkesat etnike dhe emrin me Greqinë.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button