Arrihet marrëveshja për reformën në drejtësi

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa, njoftoi të hënën se është arritur marrëveshje me opozitën për reformën në drejtësi, shkruan Top Channel.

“Do të ngrihet një komision që do të përbëhet nga 10 anëtarë, 5 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Shpresoj se roli i opozitës në këtë proces do të jetë konstruktiv. Uroj që ky të jetë një ndryshim i vendimit të Kuvendit jo si akt formal, por t’i shërbejë vendit”, tha Xhafa.

Ai shtoi se reforma në drejtësi “është një proces që ka të bëjë me fatet e demokracisë”.

Ndërkohë, deputeti demokrat Eduart Halimi tha: “Reforma është shumë e rëndësishme. Do të falenderoja partnerët ndërkombëtarë dhe kryetarin e komisionit që u tregua fleksibël në arritjen e kësaj marrëveshjeje”.

Lajme të ngjashme

Back to top button