Tetari izraelit do të “flasë” shqip në Shkup

Shfaqja  “Klasa Jonë”, nga Tadeusz Slobodjanek, një bashkëpunim midis dy teatrove kryesore në Izrael, Teatri “Cameri” i Tel Avivit dhe Teatrit Kombetar “Habima”, do të vijë në Ballkan në një tur në korrik. Turi fillon në Maqedoni, në Festivalin “Vera e Ohrit” (Korrik 18), në Festivalin e Verës në Manastir (Korrik  19), dhe ne Festivalin e Verës ne Shkup (Korrik 21). Performanca në Shkup do të jetë e përkthyer edhe në shqip ku publiku do të trajtohet një pa varësisht dallimeve gjuhësore.
Nga Shkupi turi vazhdon në Tiranë, Shqiperi (Korrik 23). Në ditën e shfaqjes në Tiranë, do të mbahet dhe një ceremoni në nderim të “Fisnikëve mes Kombeve”, për të nderuar një familje që ka shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit.

Turi do të vazhdojë në Mal të Zi, me një performance në Podgoricë (korrik 26) për të mbyllur siparin e tij në Beograd me një performancë në festivalin CEBEF (korrik28). Projekti është sponsorizuar nga një bashkëpunim midis Ministrive të Kulturës dhe Ministrive të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit dhe te Izraelit.

“Klasa Jonë” është një veper qe flet për një grup shokësh në Poloni para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe sjell në kujtesë fatin e hebrenjve të Europës dhe Ballkanit duke e mbajtur atë në vemendje për brezat që vijnë. “Klasa Jonë” merret me lidhjet e ndërlikuara mes polakëve dhe hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dhjetë fëmijë, një klasë, fragmente të jetës së tyre duke u rritur së bashku në një fshat të vogël polak. Dashuri dhe vrasje, kujtime dhe harresa, përdhunimi dhe mëshira lëvizin në të njëjtën kohë dhe janë përziere të gjitha në një botë të fuqishme dramatike që është befasuese. Shfaqja është lokale dhe universale, një histori që në fakt ka ndodhur në fshatin Jedwabne në Polonine Lindore, në 10 korrik 1941, kur fqinjët katolike polake hyjnë në shtëpitë e hebrenjve që i rritën ata që nga kopshti dhe i detyruan të futen nëhangar duke u vënë zjarrin 1600 hebrenjve. Pas një hetimi në vitin 1949, në të cilin vetëm disa burra u vunë në gjyq për vrasjen brutale të hebrenjve, Jan Tomasz Gross, një historian lufte me famë botërore, shkroi librin e tij “Fqinjët” bazuar në dëshmitë e dëshmitarëve okularë. Në të njëjtën kohë, gazetarja polake Ana Bikont, që shkoi në Jedwabne, për të intervistuar shumë nga njerëzit lokalë që dëshmuan brutalitetin dhe vrasjet, shkroi një libër “Nenga Jedwabne” . Për ngjarjen është bërë dhe filmi. Bazuar në këto burime, dramaturgu polak shkroi pjesën tij. Edhe pse vepra është e bazuar në një kontekst lokal, ajo mbart një mesazh universal për çdo shoqëri që nuk pranon “tjetrin”, ku fëmijët rriten në një mjedis të intolerances, racizmit dhe paragjykimeve.
Shfaqja ka marrë këto çmime:

Dr Varda Peshku, dramaturg Awards: THE ISRAELI THEATRE AWARD for Best Director of the Year 2015, Hanan Snir, “Our Class” Best Choreography 2015, Miri Lazar, “Our Class” Best Production of a Translated Play 2015, “Our Class” THE NIKE PRIZE in Poland

Lajme të ngjashme

Back to top button